Kthehu lart

Aksident me fatalitet në magjistralen Gjilan - Ferizaj, Policia jep detaje

Aksident me fatalitet në magjistralen Gjilan - Ferizaj, Policia jep detaje GazetaExpress

Një aksident me fatalitet ka ndodhur gjatë ditës së sotme në magjistralen Gjilan - Ferizaj, ku si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një person dhe dy të tjerë kanë pësuar lëndime të rënda trupore

Rastin e ka konfirmuar për Lajmi.net edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili ka bërë të ditur që në aksident ishin të përfshirë një veturë dhe një motoçikletë dhe si pasojë, ka humbur jetën motoçiklisti.

“Rreth orës 12:00 në magjistralen Gjilan - Ferizaj në kryqëzimin e rrugës mes fshatit Zhegër, ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një veturë me targa civile dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit besohet se në vendin e ngjarjes ka humbur jetën motoçiklisti mashkull, ndërsa janë lënduar rëndë edhe dy persona tjetër. Vdekjen e ka konstatuar edhe ekipi mjekësor, ndërsa ekipi policor është në vendin e ngjarjes duke i kryer hetimet”, ka bërë të ditur Hashani.

    Data: 08 Mars 2018 14:01
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera