Kthehu lart

AKR dhe Vetëvendosje bashkë në balotazh në Prishtinë

AKR dhe Vetëvendosje bashkë në balotazh në Prishtinë GazetaExpress E mërkurë, 08 Nentor 2017 11:19

Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca Kosova e Re kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi për balotazh në Prishtinë.

Selim Pacolli të hënën për Express tha se kush dëshiron marrëveshje me të, duhet ti përshtatët kushteve të tij. Siç duket këtë e bëri Shpend Ahmeti sepse sot arritën të pajtoheshin për koalicion para balotazhit.

Në konferencën për media dolën dy Pacolli dhe Ahmeti të cilët pohuan se janë marrë vesh për bashkëpunim në garën për Prishtinën kundër kandidatit të LDK’së, Arban Abrashi. 

Kryetari aktual i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se më këtë marrëveshje do të vazhdojnë bashkëpunimin dhe më këtë do të krijojnë shumicën në asamble.

Ai ka thënë se janë dakorduar për program të përbashkët.

    Data: 08 Nentor 2017 11:19
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera