Kthehu lart

Pacolli provon të viktimizohet, thotë se po i kërcënohen aktivistët

Pacolli provon të viktimizohet, thotë se po i kërcënohen aktivistët GazetaExpress

Aleanca Kosova e Re përmes një njoftimi për media, thotë se aktivistët e tyre janë duke marrë shantazhe direkte nga krerët e lartë të institucioneve. Ky subjekt e konsideron të papranueshëm presionin dhe shantazhet ndaj aktivistëve të saj.

"Do të ishte normale nëse bëhen lëvizje të njerëzve nga një parti në tjetrën, por është e papranueshme që këto lëvizje të nxiten nga shantazhe direkte (duke premtuar e kërcënuar) nga krerët e lartë të institucioneve", thuhet ndër tjerash.

Siç thonë tutje, Kosova është tepër e vogël që të rajonizohet sipas interesave të individëve të caktuar. 

"Kjo përveç se është e jashtëligjshme, i shërben edhe ndarjes apo rajonizimit të Kosovës.

Aleanca Kosova e Re është parti e gjithë Kosovës dhe parti e të gjitha gjeneratave", thuhet në njoftim. 

Ndryshe AKR ka bërë koalicion parazgjdhor me LDK-në dhe Alternativën, kurse PDK përveç me shtatë parti të vogla arriti marrëveshje me AAK-në dhe Nismën.

Lëvizja Vetëvendosje në pamundësi për të arritur marrëveshje me LDK-në, ajo ka vendosur që në zgjedhjet e 11 qershorit të garojë e vetme./Express/

    Data: 19 Maj 2017 15:07
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera