Kthehu lart

Abrashi e pranon se reja e Kryeministrit Mustafa është punësuar në Ministrinë e tij

Abrashi e pranon se reja e Kryeministrit Mustafa është punësuar në Ministrinë e tij GazetaExpress E hënë, 20 Mars 2017 19:06

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ka konfirmuar se reja e kryeministrit Isa Mustafa është punësuar në Ministrinë që ai drejton.

Por, Abrashi ka thënë në Klan Kosova se bashkëshortja e djalit të kryeministrit të Kosovës, Besnikut, është punësuar në një projekt.

Ai ka thënë po ashtu se në këtë pikë nuk ka asgjë kundërligjore dhe se nuk është asgjë konflikt interesi.

“Është gjithçka ligjore. Është angazhuar me një projekt dy-tre mujor”, është shprehur Abrashi.

    Data: 20 Mars 2017 19:06
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera