Kthehu lart

Abdixhiku: Ministri paramilitar Nenad Rikalo nuk mund të jetë pjesë e Qeverisë

Abdixhiku: Ministri paramilitar Nenad Rikalo nuk mund të jetë pjesë e Qeverisë GazetaExpress

Ish-analisti politik, tashmë deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku, thotë se ministri i ri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo, do të duhej të hetohej nga prokuroria si pjesëtar i Beretave të Kuqe gjatë luftës në Kosovë.

Abdixhiku ka shkruar në FB se për Rikalon ekzistojnë dëshmi rrëqethëse për torturat gjatë luftës në Kosovë dhe po të kishte Qeveri ky shtet, një paramilitar me histori torturuese si kjo, as që do të ishte pjesë e kabinetit të Republikës.

Shkarkimi i tij nga detyra e ministrit është domosdoshmëri, ka shkruar ai në FB, transmeton Express.

Tutje Abdixhiku ka ftuar prokurorinë për ta trajtuar këtë rast.

Ky është postimi i plotë i tij në Facebook:

Po të kishte Prokurori ky shtet, dëshmitë rrëqethëse për torturat e Nenad Rikallos – pjesëtar i Beretave të Kuqe gjatë luftës në Kosovë – do të trajtoheshin qysh sot në mëngjes.

Po të kishte Qeveri ky shtet, një paramilitar me histori torturuese si kjo, as që do të ishte pjesë e kabinetit të Republikës. Shkarkimi i tij është domosdoshmëri. Pazaret e Lista Srpskas s'mund të mundin dinjitetin e viktimave shqiptare.

Janë me dhjetëra qytetarë e dëshmitarë që pretendojnë keqtrajtim brutal të civilëve shqiptarë. Pretendimet e tyre s’kanë për të kaluar në heshtje. Do të bëjmë gjithçka, në Parlament e jashtë tij, për të marrë përgjigjet e duhura. Ftoj Prokurorinë e Kosovës të trajtojë pa vonesë pretendimet në fjalë.

    Data: 14 Shtator 2017 13:17
    Autori: GazetaExpress
    • Tërmeti trondit edhe Selanikun

      Tërmeti trondit edhe Selanikun 0

    Të tjera