Kthehu lart

A po nis rrëzimi i Qeverisë nga përplasja PDK-LDK në Podujevë?

A po nis rrëzimi i Qeverisë nga përplasja PDK-LDK në Podujevë? GazetaExpress E hënë, 20 Mars 2017 18:02

Dega e Partisë Demokratike në Podujevë ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit Agim Veliu i cili të hënën gjatë ditës tha se me qeverisjen e tij në këtë komunë i ka sjellë shumë të mira qytetarëve. Veliu në një prononcim për Gazetën Express u shpreh se PDK vetëm për fushatë elektorale kishte premtuar investime milionëshe në Podujvë. E i mëhershëm ka qenë reagimi i PDK’së.

Kjo parti po thotë se kryetari Veliu bënë mirë të kthehet të jetoj në Podujevë, komunën që e udhëheqë, sepse fakti që ai jeton në Prishtinë së bashku tregon më së miri se ku gjendet Podujeva në prioritetet e tij.

Dega e PDK-së në Podujevë, ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të kësaj komune, Agim Veliu i cili tha se PDK-së po i vjen zheg kur po përmenden vrasjet politike.

"Po na duket që zheg ju ka ardhë juve z. Veliu, të shtunën, ditën kur në kremten tuaj mungoi ish-Presidenti Sejdiu, njëherit edhe ish-Krytar i LDK-së".

“Qytetarët dhe strukturat partiake nuk t’i zgjedhin halucinacionet dhe paranojat politike të partisë suaj. Adresë për kërkesa të natyrës suaj, duhet t’i zgjedhin organet shtëtërore, dhe po ta kujtojmë që Kryeministër vendi është kryetari juaj partiak, e po ashtu Ministria e Punëve të Brendshme udhëhiqet po ashtu nga një bashkëpartiak dhe vendas i juaj, institucion ky si shtyllë e sigurisë”, thuhet në reagimin e PDK’së në Podujevë.

Sipas tyre, Partia Demokratike e Kosovës ka qenë avokat i projekteve për komunën e Podujevës.

“...sa me u kthjellë ti, madje edhe shkolla në fshatin tuaj të lindjes, Bradash, që mban emrin “Nuhi Gashi” është dërtuar në v. 2009 e po ashtu edhe shkolla fillore në qytet që “mbanë” emrin “Ibrahim Rugova” është ndërtuar nga MASHT-i në kohën kur PDK udhëhiqte me pozitën e Kryeministrit”, thuhet tutje në komunikatë.

PDK ka komentuar po ashtu edhe deklaratat e Agim Veliu se PDK ende nuk e ka realizuar premtimin milionësh për zgjerimin e rrugës Prishtin-Podujevë.

"Ndërsa, vendimi për zgjerimin e rrugës Podujevë-Prishtinë është marrë nga ish Kryeministri e tash President i vendit z. Hashim Thaçi. (të bashkangjiur gjeni vendimin). Për mjedrrat dhe tenderët rreth mjedrrave do të flasim ditëve në vazhdim! Pse dy sezone ju dështuan?!"/GazetaExpress/

    Data: 20 Mars 2017 18:02
    Autori: GazetaExpress

    Merr lajmet e fundit

    Të tjera