Kthehu lart

A është bërë pishman Shpend Ahmeti për këto vargje ndaj VV-së

A është bërë pishman Shpend Ahmeti për këto vargje ndaj VV-së GazetaExpress

Dorëheqja e Shpend Ahemtit mbrëmë nuk ishte edhe shumë e papritur, kjo për shkak se qëkur ka filluar të përçahet Vetëvendosja, Shpend Ahmeti ka qenë duke u radhitur nga të pakënaqurit

Mirëpo, edhe pse ka dhënë dorëheqje nga Vetëvendosja, Shpend Ahmeti nuk i ka fshirë të gjitha “njollat” që ka bartur nga kjo parti.

Është rrjeti social Facebook, aty ku shihet se si Ahmeti ka qenë i lidhur me partinë që deri dje ishte aty.

Në njërën nga postimet, Ahmeti ka falënderuar Vetëvendosjen në mënyrë të veçantë.

“VV, shyqyr që ekziston”, kishte shkruar kryetari i Prishtinës.

Për këtë postim dhe shumë të tjerë, a thua është bërë pishman Shpend Ahmeti?


Dorëheqja e Ahmetit nga VV-ja ka ndodhur pasi Kuvendi Komunal i Prishtinës sot nuk ia miratoi Qeverisë "Ahmeti" një raport financiar.

    Data: 08 Mars 2018 08:53
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera