Kthehu lart

A do të protestohet sot kundër vendosjes së flamurit te Rrethi

A do të protestohet sot kundër vendosjes së flamurit te Rrethi GazetaExpress

Vendosja e flamurit shtetëror “Te Rrethi” në hyrje të Prishtinës ka ngritur reagime të shumta nga qytetarët, e disa nga ta kanë paralajmëruar edhe protesta, shkruan Gazeta Express.

Duke shkruar përmes Facebook-ut një grup qytetarësh kanë bërë thirrje që nesër të mblidhen sa më shumë persona për të rivendosur flamurin kombëtar.

“Nesër (14.02.18) nga ora 13:00 në mesditë takohemi te Rrethi i Flamurit, për ta kerkuar rivendosjen e flamurit tonë kombëtar të larë me lot e me gjak. Në rrethin e flamurit nuk ka vend asnjë flamur tjetër pos ati kombëtar, ky flamur me jetë është mbrojtur e kështu do mbrohet. Flamuj të tjerë vendosni kudo, por jo në vendin që i takon shqiponjës sonë. Shqiptarë BASHKOHUNI! Ejani te gjithe me flamura KUQ E ZI!”, thuhet në ftesën e bërë nga ky grup.

Ende nuk dihet se kush e ka organizuar këtë protestë. Disa ditë më herët, përmes rrjeteve sociale ishte paralajmëruar edhe një kundërshtim i tillë, por kishte dështuar. /Express/

    Data: 14 Shkurt 2018 07:59
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera