Kthehu lart

73 vjet nga vrasja e heroit Shaban Polluzha

73 vjet nga vrasja e heroit Shaban Polluzha GazetaExpress

Më 21 shkurt të vitit 1945 në fshatin Tërstenik të Drenasit është vrarë Shaban Polluzha, njëri ndër komandantët më të njohur shqiptar nga zona e Drenicës gjatë Luftës së Dytë Botërore

Shaban Polluzha ishte njëri nga udhëheqësit më të shquar të asaj kohe në Kosovë, i cili me trupat e tij la vijën e frontit në Pazar (Pazari i Ri) dhe u kthye për të mbrojtur fshatrat e Drenicës që po masakroheshin nga çetnikët dhe ushtria komuniste serbe.

Polluzhës i ishin bashkuar luftëtarët e tij dhe kapiteni Mehmet Gradica, duke zhvilluar një luftë 45-ditëshe përballë ushtrisë jugosllave. Për shkak të acarit të madh, mungesës së municioneve, ushqimeve dhe medikamenteve, rezistenca e Polluzhës bie.

Gjatë luftës së Dytë Botërore, Shaban Polluzha, ishte komandant i një pjese të frontit në Mal të Zi, Kollashin dhe Sanxhaku i Pazarit të Ri, ku u dallua për organizim e strategji.

    Data: 21 Shkurt 2018 07:48
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera