Kthehu lart

306 zyrtarët që s'e kanë deklaruar pasurinë, mund të dënohen deri në 1500 euro gjobë

306 zyrtarët që s'e kanë deklaruar pasurinë, mund të dënohen deri në 1500 euro gjobë GazetaExpress E premte, 17 Shkurt 2017 15:16

Qytetarët e Kosovës nuk kanë mundur të shohin pasurinë e disa zyrtarëve shtetërorë. Tërë kjo pasi ata nuk kanë pranuar të deklarojnë në formularët e pasurisë për vite të tëra.

Agjencia Kundër Korrupsionit ka bërë të ditur në raportin e saj se gjatë vitit 2016, janë plot 33 zyrtarë shtetërorë që nuk kanë deklaruar pasurinë e tyre, shkruan Indeksonline.

Ndryshe në vitin 2015, numri i zyrtarëve që nuk e kanë deklaruar pasurinë kishte shkuar deri në 57. Derisa në vitin 2014, 93 zyrtarë nuk kanë pranuar që të deklarojnë pasurinë që posedojnë.

Viti 2012, shihet se ka qenë viti më i varfër i deklarimeve të pasurisë nga zyrtarët. Gjatë këtij viti, 306 zyrtarë nuk kanë deklaruar pasurinë  e tyre.

Kështu Kuvendi kishte nxjerrë një ligj të veçantë për të rregulluar mbikëqyrjen e pasurive të zyrtarëve.

Me këtë ligj thuhet se janë paraparë edhe sanksione, nga  300 deri në 1 mijë e 500 euro.

“Ky ligj ka rregulluar edhe çështjen e publikimit të pasurisë së deklaruar në ueb faqen zyrtare të Agjencisë, po ashtu ku ligj ka paraparë edhe sanksione tjera për deklarimin e pasurisë, Mos deklarimi i pasurisë është kategorizuar si kundërvajtje dhe sanksionet për mos deklarim të pasurisë kanë qenë nga 300 Euro deri në 1500 euro”, thuhet në publikim.

AKK: 18 zyrtarë nuk  i kanë dorëzuar formularët e deklarimit të pasurisë

Raporti i publikuar nga Agjencia Kundër Korrupsionit, nuk përputhet fort me prononcimet që ka dhënë kjo Agjenci.

Derisa në raportin e tyre të publikuar, bëhet e ditur se janë plot 33 zyrtarë të cilët nuk kanë dorëzuar formularët e pasurisë, ndryshe thonë shifrat e dhëna nga AntiKorrupsioni për Indeksonline.

“Sa i përket procesit të deklarimit të pasurisë të zhvilluar në vitin 2016, ka rezultuar se janë gjithsejtë 18 zyrtarë të cilët nuk kanë dorëzuar formularët e deklarimit të pasurisë – me apo pa arsyetime të bazuara”, sqaron për Indeksonline, Afrim Atashi zëdhënës për informim në këtë Agjenci.

Mirëpo Indeksonline nuk ka arritur të marr një përgjigje të prerë, se çfarë sanksionesh janë ushtruar ndaj këtyre zyrtarëve që nuk e kanë deklaruar pasurinë.

Tërë kjo pasi AntiKorrupsioni ka sqaruar se çka ndodh nëse zyrtarët nuk e deklarojnë pasurinë.

“Në rastet kur një zyrtar i lartë publik dështon të deklarojë pasurinë në afatet e përcaktuara me ligj dhe për këtë nuk ka një arsyetim të vlefshëm dhe të bazuar, Agjencia, në përputhje me dispozitat ligjore, ushtron kallëzim në prokurorinë kompetente”

Në total prej vitit 2007 deri në vitin 2016, pasurinë nuk e kanë deklaruar 731 zyrtarë, bazuar në të dhënat që vet kjo Agjenci ka dhënë.

    Data: 17 Shkurt 2017 15:16
    Autori: GazetaExpress

    Merr lajmet e fundit

    Të tjera