19 vjet më parë në Prekaz në rrethana lufte, është shënuar Epopeja e UÇK’së

Derisa po shënohet Epopeja e UÇK’së kjo video u sjellë në kujtesë shënimin e parë të kësaj ngjarje të ndodhur 19 vjet më parë.

GazetaExpress

6 Marsi i vitit 1999, ende kohë luftë por në Prekazin e komandantit të UÇK’së Adem Jashari në prani të shumë qytetarëve dhe të komandantëve të luftës në rrethana lufte u shënua 1 vjetori i Epopesë së UÇK’së, u kujtua rezistenca dhe sakrifica sublime e familjes Jashari për lirinë e Kosovës.

Aty folën bashkëluftëtarët e Shaban, Adem e Hamëz Jasharit.

Ishte marsi i vitit 1999 përkujtimi i parë publik në nderim të luftës dhe sakrificës së Komandantit Adem Jashari dhe familjes së tij.

Këta ishin muajt e fundit të vazhdimit të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër Serbisë.

Të tjera

Lajmet e fundit