VV thotë se Haradinaj është tërhequr nga mënyra e kundërshtimit të demarkacionit


11/07/2016

Ai ka thënë në Interaktiv të KTV’së se nuk mjafton thirrja që demarkacioni mos të votohet, por duhet të ndalohet që ajo të hyjë në rend dite.

“Qëndrimi i z. Haradinaj se demarkacioni nuk duhet votuar është një tërheqje prapa, sepse si mund ta arsyetojmë ne veprimet e drejta në Kuvendin e Kosovës për dhjetë muaj rresht për të kundërshtuar demarkacionin”, ka thënë Çaushi. 

“Nuk duhet të vijë fare në Kuvend që të votohet dhe nuk duhet të lejohet të votohet. Gazi lotsjellës është i drejtë se bëhet për një kauzë tepër të rëndësishme”, ka thënë më tej ai.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart