Vucic thërret për të martën mbledhjen e Qeverisë për “Trepçën”


09/10/2016

Mbledhja e paraparë për nesër është shtyrë nga Vucic me arsyetimin se duhet konsultuar me liderët serb sa i përket Ligjit për Trepçën si dhe Marrëveshjes për Telekomunikacionin me Kosovën dhe më pas të merret vendimi përfundimtar rreth këtyre çështjeve.

Vucic  të dielën  ka mbajtur konsultime me ministrat përgjegjës dhe shërbimet me rastin e problemeve të reja sa i përket Marrëveshjes për Telekomunikacionin me Kosovën dhe ligjin e ri për Kombinatin Trepça.

“Blic” thekson, duke u thirrur në burime jozyrtare, se kryeministri serb ka pasur konsulta me ministrin e Brendshëm, Nebojsha Stefanoviq, atë të Mbrojtjes, Zoran Gjorgjeviq, të Punës, Aleksandar Vulin, si dhe drejtorin për Kosovën, Marko Gjuriq.

Pas miratimit të Ligjit në Kuvendit e Kosovës lidhur me shndërrimin e Trepçës në Shoqëri Aksionare ku shteti i Kosovës i ka 80 për qind të aksioneve dhe punëtorët 20, Beogradi zyrtar dhe serbët të përfaqësuar në institucionet e Kosovës kanë reaguar ashpër.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart