Vrasja e 61-vjeçarit me eksploziv, T7 raporton nga Gjakova - Gazeta Express

Vrasja e 61-vjeçarit me eksploziv, T7 raporton nga Gjakova

14/10/2018 19:42

Haxhi Ahmeti nga Smolica e Gjakovës ka mbetur i vdekur sot në orën 8 të mëngjesit te dyert e shtëpisë së tij ku i ishte vendosur një eksploziv.

Vdekjen e 61 vjeçarit, baba i dy fëmijëve, e ka konfirmuar Policia dhe Prokuroria e Shtetit. Por, për këtë rast askush s’është arrestuar pasi hetimet për zbardhjen e rastit ende po vazhdojnë.

E, gjurmet e shperthimit kane mbetur ne vendin e ngjarjes, aty ku instituti i mjekesise ligjore mori kufomen.

Njëri prej zyrtarëve të Policisë që po merret me zbardhjen e kësaj vrasje ka thënë se hetimet ende janë në fazën fillestare. Për këtë arsye nuk ka dhënë shumë detaje.

Edhe Kryeprokurori i Gjakovës, Ali Selimajka thënë për Gazetën Express se deri tani nuk kane ndonjë te dyshuar.

Familjare te shumte po qendronin prane vendit te ngjarjes, por te pakta ishin informatat qe ata kishin per rastin.

Ata treguan se mjeti shperthyes kishte arritur para shtepise te Ahmetit permes kutisë postare, te cilen sapo e kishte hapur viktima kishte eksploduar.

E kjo nuk ishte vrasja e pare ne familjen Ahmeti. Para me shume se kater viteve Ali Ahmeti, i biri i Haxhiut, ishte vrare nga axha i tij, Abazi.

Por sipas nipit të Haxhi Ahmetit, rasti i se dieles nuk ka te beje asgje me ngjarjen e para 4 viteve.

Ata thonë se nuk kishin ndonjë konflikt me dikë, ose të dyshuar.

Të pranishëm ishin gjitha njësitë relevante të Policisë Kosovës  në vend të ngjarjes.

Haxhi Ahmeti, ka edhe katër vëllezër të tjerë, të cilët njihen si njerëz me ndikim në Gjakovë.

Burime nga Policia e Kosovës kanë thënë se i ndjeri ka pasur disa herë probleme me ligjin dhe të njëjtat mund të shërbejnë për zbardhjen e këtij rasti.