Vrasësi i Almirit i njohur për Policinë, krenohej me krimet që bënte (FOTO) - Gazeta Express

Vrasësi i Almirit i njohur për Policinë, krenohej me krimet që bënte (FOTO)

04/07/2016 17:33

Portali Telegrafi.com ka publikuar dy nga postimet e
maqedonasit 30-vjeçar, ku lavdërohet me bëmat kriminale.

I kishte bërë krimet, e kur publikoheshin veprat e tij si lajme nëpër portale ai i shpërndante dhe ishte i lumtur, e shpesh edhe komentonte.

”Për këtë ia vlen të rrish në stacion”, komentonte Iliq për veprën e tij ”Padi për vozitësin që e lëndoi policin”.

”Kanë filluar të më nxjerrin edhe nëpër lajme” shkruante mbi lajmin ”Shoferi i dehur e ka ofenduar policin”.

Iliq është në paraburgim 30 ditë, Almiri u varros të shtunën, ndërsa familja dhe opinioni i gjerë publik në Maqedoni, jo vetëm ai shqiptar, kërkojnë dënim maksimal, që mund të jetë burg i përjetshëm.