Veseli flet për strategjinë e BE-së për Ballkanin: Kosova ka pritur më shumë


06/02/2018

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Veseli ka shkruar se “strategjia e Zgjerimit të Bashkimit Evropian në parim tregon qartë perspektivën evropiane të Kosovës”, ka thënë Veseli.

“Është lajm i mirë që për herë të parë vendet anëtare të BE-së e pranojnë dhe e trajtojnë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, përfshirë shtetet anëtare të BE-së që nuk na kanë njohur”, ka shkruar ndër tjerash Veseli.

Mirëpo, përkundër kësaj kryetari i Kuvendit, njëherësh edhe kreu i Partisë Demokratike të Kosovës ka thënë se Kosova meriton më shumë për integrimin euro-atlantik.

“Kemi merituar dhe kam pritur më shumë, por perspektiva jonë evropiane është e pandalshme. Kosova do të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit euro-atlantik, duke përmbushur të gjitha obligimet që ka”, ka shkruar në fund Veseli. 

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart