Udhëheqësit serbë të “Trepçës”: Duam dialog, me Ligjin e ri shkatërrohet modeli i vjetër i menaxhimit


08/10/2016

Qëndrimet e njëanshme që ka ndërmarrë Prishtina nuk çojnë kah zgjidhja, por vetëm nga komplikimi i situatës dhe krijimi i problemeve të reja. Kështu u tha në një konferencë për media, e cila u mbajt gjatë ditës së sotme në Shkritoren e “Trepçës” në Zvecan të veriut të Kosovës.

Drejtori i Shkritores “Trepça” në veri të Mitrovicës, Jovan Dimkiq, në këtë konferencë ka thënë se kompania të cilën ai e drejton po ndodhet në një situatë mjaft të vështirë.

Sipas tij, ata do të bëjnë gjithçka që puna e tyre shumëvjeçare mos të dështojë dhe se forca e tyre nuk qëndron në politikë por në fuqi.

“Në Trepçën e veriut janë të punësuar rreth 3000 mijë punëtorë. Sa i përket strukturës etnike numri më i madh është serbë. Mirëpo ka myslimanë, romë dhe shqiptarë etj. Do të përpiqemi që mos të ndalojmë me forcat tona të rregullta. Forca jonë nuk është në qëndrimet dhe argumentet politike, por forca jonë është fuqi, dhe ajo është evidente dhe e pranuar edhe nga ana e strukturave kosovare dhe qarqeve shqiptare me të cilën kemi biseduar kohëve te fundit dhe jemi munduar të arrijmë marrëveshje për bashkëpunim pikërisht për t’i ikur një epilogu të këtillë. Me këtë riorganizim komplet modeli ynë i tanishëm i funksiononit po shkatërrohet. Menaxhmenti dhe sindikata jonë nuk janë të gatshëm për një shkatërrim të tillë”, tha ai duke shtuar po ashtu se ky ligji për Trepçën është i paqëndrueshëm për ata, raporton Telegrafi.

Ndërsa , Zëvendësdrejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë së Serbisë, Dushan Kozarev tha se prezenca e tij në këtë konferencë është një tregues i qartë që Qeveria e Serbisë do të vazhdoj të jetë pranë popullit të saj në Kosovë, me Kombinatin Trepça dhe të punësuarit e tij.

“Duke u nisur nga fakti se asnjëherë nuk kemi ikur dhe nuk do të ikim nga sfidat sikurse është uzurpimi që na ka ndodhur këto ditë, qëndrimi zyrtarë i Beogradit është se qëndrimet e tilla të njëanshme që ka ndërmarr Prishtina nuk çojnë kah zgjidhja, por vetëm nga komplikimi i situatës dhe krijimi i problemeve të reja. E vetmja rrugë e drejt dhe e zgjidhjes mund të jetë paqja dhe dialogu”, tha ai, duke lavdëruar punë e deritashme të menaxhmentit të Trepçës, për të cilën tha se është ‘boshti ekonomik i regjionit’.

Kozarev, po ashtu tha se ky ligj ka për synim sulmin e pasurisë të Serbisë dhe ndryshimin e strukturës etnike në këto hapësira.

“Prishtina me një akt të tillë nuk mund të realizoj të drejtën ligjore dhe të dominoj në veri të Kosovës përmes eksploatimit të prodhimeve. Qeveria serbe e konsideron Trepçën si pasuri të republikës së Serbisë. Qeveria e Serbisë bën thirrje qytetarëve të Kosovës, punëtorëve të Trepçës, qytetarëve lojalë të Republikës së Serbisë në këto hapësira se nuk duhet të brengosen së gjeturi një zgjidhje të qetë”, tha ndër të tjera ai.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart