U helmua 14 vjet më parë, ish-presidenti tregon çka ndodhi


02/04/2018

Në një intervistë për BBC-në, ai shpjegoi se çfarë ndodhi atëherë.

“Kur mbërrita në shtëpi dhe putha time shoqe, më tha: Seç ke një si shije metalike në buzë. Kisha qenë për darkë me kreun e shërbimit sekret të Ukrainës dhe zëvendësin e tij. Nga sa rezultoi më vonë prej hetimeve, helmi ishte hedhur në orizin që na u shërbye në tavolinë”, tha Viktor Yushchenko, ish-president i Ukrainës.

Yushchenkou u dërgua me urgjencë në Vjenë ku mjekët zbuluan se kishte gëlltitur substancën e rrezikshme kimike dioksin.

“Në ditën e dytë apo të tretë të qëndrimit atje, trupi im nisi të fryhej. Koka u rrit në mënyrë dramatike. Dhimbja u përhap gjithandej. Pastaj nisi inflamacioni dhe qelbi”, tha Yushchenkou.

Pamja e Yushchenkou, që në fund arriti t’i fitonte zgjedhjet, ndryshoi rrënjësisht.
Pas 14 vjetësh, ai ende pret rezultatin përfundimtar të hetimit. “Më vjen keq kur shoh se Evropa është treguar kaq e verbër”, thotë ai lidhur me sulmin e Salisbury-t; dhe që vendet e saj nuk kanë shumë solidaritet kur vjen fjala tek politikat e Rusisë.

Mbi 20 shtete të botes, mes të cilave dhe Shqipëria, reaguan ndaj ngjarjes duke dëbuar dhjetëra diplomatë rusë, dhe Moska nga ana e saj, u përgjigj me të njëjtën monedhë.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart