Tryeza për demarkacionin, shpresë për gjetjen e një zgjidhjeje


16/07/2016

Kryesia e Kuvendit të Kosovës e ka miratuar kërkesën e deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shpejtim Bulliqi, për organizimin e një tryeze në të cilën do t’i ballafaqojnë faktet për demarkacion me Malin e Zi Komisioni, që e ka negociuar këtë marrëveshje, me ekspertë të fushave të cilët kanë të bëjnë me çështjen e kufirit. Kështu më 3 gusht, në sallën alternative të Kuvendit, do të organizohet kjo tryezë, e cila vlerësohet si mundësi e mirë për të gjetur një zgjidhje për çështjen e demarkacionit, megjithëse vlerësohet se kjo tryezë ka mundur të organizohet kohë më parë.

Gjithashtu vlerësohet e nevojshme që Qeveria t’ua dërgojë deputetëve materialet për Demarkacionin në mënyrë që të jenë të informuar mirë para se të mbahet kjo tryezë, shkruan Zëri.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit kryetari i legjislativit, Kadri Veseli, ka bërë të ditur se debati mes Kuvendit, Qeverisë, Komisionit për Demarkacion dhe ekspertëve do të mbahet më 3 gusht, në sallën alternative në Kuvend.

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart