Trump shpreh mbështetje të fuqishme për NATO-n


06/02/2017

Në një deklaratë me fjalë të përzgjedhura me kujdes, Shtëpia e Bardhë tha se zoti Trump foli me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, “në lidhje me mbështetjen e fuqishme të Shteteve të Bashkuara për NATO-n”, shkruan Washington Times.

“Udhëheqësit diskutuan se si të inkurajojnë të gjithë aleatët e NATO-s për të përmbushur angazhimet e tyre të shpenzimeve të mbrojtjes”, tha Shtëpia e Bardhë.

Z. Trump ra dakord për të marrë pjesë në një takim të liderëve të NATO-s në Evropë në fund të majit.

Gjatë fushatës të vitit të kaluar, Trump kishte ngritur pyetje në lidhje me angazhimin e SHBA-së në aleancë, dhe vuri në dukje se shumica e 28 kombeve nuk po paguajnë kuotën e kërkuar prej 2 për qind të prodhimit të brendshëm bruto për anëtarësim. Ai ka thënë se së SHBA po mbante pjesën më të madhe të barrës për organizatën, e cila është me seli në Bruksel, Belgjikë.

Shtëpia e Bardhë tha se z. Trump dhe z. Stoltenberg diskutuan edhe “mundësinë për një zgjidhje paqësore të konfliktit përgjatë kufirit ukrainas”. Separatisëtë e mbështetur nga rusët janë duke luftuar në lindje të Ukrainës që nga viti 2014./GazetaExpress/.

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart