Trump ka një lajm të keq për Putin-in


07/02/2017

Gjatë vizitës që Trump i kishte bërë bazës ajrore amerikane Macdill Air Force, ka shprehur vendosmërinë për të luftuar terrorizmin islamik.

Gjatë fjalimit ai ka shprehur përkrahjen e fuqishme ndaj NATO-s. “Ne e mbështesim fuqishëm NATO-n”, ka thënë Presidenti amerikan, transmeton ABC News, raporton Gazeta Express.

Një ditë më parë Trump-i kishte realizuar një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës Atlantike, Jens Stoltenberg, ku kishte shprehur po ashtu mbështetjen e fuqishme për NATO-n, duke kërkuar nga vendet anëtare që të kontribuojnë financiarisht me 2% të bruto prodhimit vendor, ashtu siç ishin marrë vesh.

Kjo ishte hera e parë, megjithatë, që direkt nga goja e Presidentit u dëgjua mbështetja për NATO-n ndërkohë që gjatë fushatës elektorale ai e kishte quajtur këtë organizatë si “të vjetëruar”.

Ky lajm duket se nuk do t’i pëlqejë Presidentit rus, i cili e sheh NATO-n si kërcënimin kryersor për të. /GazetaExpress/.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart