Tre shqiptarë të vrarë në sulmin terrorist në Munih (Foto) - Gazeta Express

Tre shqiptarë të vrarë në sulmin terrorist në Munih (Foto)

23/07/2016 10:11

Nga sulmi i djeshëm që ndodhi në qendën tragtare Olympia në Munih të Gjermanisë, dhjetëra persona kanë mbetur të vdekur, ndër ta janë edhe tre shqiptarë.

Vdekjen e Armela Segashit e ka konfirmuar për Express edhe nëna e Armelës, Nazmije Segashi.

Nëna e Armelës, mbrëmë për Gazetën Express ka thënë “krejt çka di për Sabinën është se nëna e saj është nga Shqipëria dhe babai është nga Kosova. Ajo ka qenë shoqe me vajzën time Armelën”, tha Nazmija

Ndërsa, vdekjen për Dijamant Zabergja e ka konfirmuar babai i tij përmes një statusi në Facebook.

Sipas burimeve të Express vajzat Armela dhe Sabina ishin bashkë para se të ndodhë sulmi në qendrën tregtare në qendër të Munihut.

Personi i cili kreu sulmin sipas policisë gjermane është gjermano-iranian, i cili kishte vetëm 18 vjeç./GazetaExpress/

Sabina Sulaj:

Armela Segashi:

Dijamant Zabërgja: