The Independent: Derisa Donald Trump ndërton mure, Mitrovica i rrënon ato


06/02/2017

“Një mur i betonit në veri të qytetit të Kosovës, Mitrovicë që nxiti tensione mes Kosovës dhe fqinjit Serbisë është rrëzuar,” shkruan The Independent për murin që u rrënua dje në veri të Mitrovicës, transmeton Express.

Vendimi për rrënimin e tij erdhi pas një marrëveshjeje mes qeverisë së Kosovës dhe pakicës etnike serbe të Kosovës, e lehtësuar nga Bashkimi Evropian dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara, shkruan ajo më tej.

The Independent po ashtu shpjegon se muri u rrënua nga dy ekskavatorë dhe se nuk u përcoll nga ndonjë incident apo protestë./Gazeta Express/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart