Thaçi në SHBA, paralajmëron aktivitetin e parë - Gazeta Express

05/02/2019 15:19

Thaçi në SHBA, paralajmëron aktivitetin e parë

05/02/2019 15:19

Sipas tij, një marrëveshje e tillë do t’i sjellë Kosovës njohjen nga Serbia dhe anëtarësimin në OKB, megjithatë ai nuk ka treguar se çfarë çmimi do t’i duhet të paguajë Kosova për një gjë të tillë.

“Pas pak do jem mysafir në njërin nga forumet më prestigjioze në ShBA, në Council on Foreign Relations në Washington DC, ku do të flas për angazhimin për të arritur marrëveshjen paqësore gjithëpërfshirëse, që do të sjellë njohjen e Kosovës nga Serbia dhe ulësen e shtetit tonë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. HTH”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në Facebook, raporton Gazeta Express.

Thaçi bashkë me homologun e tij serb, Aleksander Vuçiq, për arritjen e një marrëveshje finale me Serbinë e kanë prezantuar idenë e tyre për shkëmbim të territoreve dhe lëvizje të kufijve e cila u prezantua vitin e kaluar në Forumin e Alpbachut në Austri.

Megjithatë një ide e tillë u kundërshtua fuqishëm nga faktori politik në vend, dhe gjithashtu edhe shtetet perëndimore të cilat e kanë përkrahur Kosovën drejt shtet ndërtimit.

Gjermania e kancelares Merkel e Franca e Macronit kanë qenë kategorike kundër një ideje të tillë. /GazetaExpress/