Tërmet i fuqishëm në Shkup, banorët dalin në rrugë (Foto) - Gazeta Express

Tërmet i fuqishëm në Shkup, banorët dalin në rrugë (Foto)

11/09/2016 16:15

Epiqendra e tërmetit ishte pesë kilometra nga qendra e qytetit, në rajonin e Shkupit në një thellësi prej dy kilometrash.

Tërmeti i fuqishëm ka shkaktuar panik dhe frikë tek qytetarët të cilët kanë lëshuar shtëpitë dhe banesat e tyre.

Tani për tani nuk ka vlerësime për dëme eventuale të mundshme, dhe as për ndonjë të lënduar.