Të shtëna me armë në kufirin me Malin e Zi? Policia mohon të ketë pasur


12/07/2016

Në një prononcim, Ibra ka thënë se kanë marrë një telefonatë nga një banor i atjeshëm për të shtëna të mundshme, mirëpo thotë se njësitet policore që kanë dalë në vend të ngjarjes, nuk kanë gjetur shenja të të shtënave.

“Policia e Kosovës rreth orës 17:45 ka marrë një telefonatë se në kufi me Malin e Zi, në fshatin Haxhaj, ka pas të shtëna me armë. Thirrja nuk është bërë nga vendi i ngjarjes, por nga një vend tjetër afër Pejës. Policia së bashku me njësitë kufitare kanë shkuar në vendin ku është pretenduar për të shtëna armësh dhe pas hetimeve nuk kanë gjetur asnjë gjurmë se ka pas diçka të tillë”, ka thënë Ibra për Portalin “Koha”.

Ndryshe, mediat sot raportuan se janë dëgjuar të shtëna armësh të kalibrave të ndryshëm në fshatin Haxhaj të Rugovës rreth orës 14:30, ndërsa theksonin se të shtëna janë dëgjuar edhe të dielën në po të njëjtën kohë.  

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart