Sot Kryesia e Kuvendit vendos për debatin shkencor rreth Demarkacionit


15/07/2016

Kjo temë është paraparë në piken e 3’të të rendit të ditës për mbledhjen e Kryesisë, dhe bëhet e ditur sipas njoftimit të Kuvendit. 

Ky është rendi i ditës për mbledhje e Kryesisë së Kuvendit: 

1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme,

2. Përgatitjet për seancën plenare:   1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

2. Koha për pyetje parlamentare,

3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

4. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 05/L-106 për Ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Unicredit Bank Austria AG për financimin e Projektit të modernizimit të shërbimeve të Kardiologjisë Invazive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës,

5. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 05/L-104 për Ratifikimin e Marrëveshjes Përkitazi me themelimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor, 

6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-101 për performancën energjetike në ndërtesa, 

7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-105 për Mbrojtjen e Fëmijës, 

8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-087 për Kundërvajtje, 

9. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Qeverisë së Republikës së Kosovës për funksionimin e Sistemit të Kontrollit të Brendshëm të Financave Publike në Sektorin Publik të Kosovës për vitin 2015, 

10. Shqyrtimi i Raportit të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2015, 

11. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 03/L-182 për mbrojtje nga dhuna në familje.

3. Shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave:

1. Kërkesa e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinor që Qeveria e Republikës së Kosovës ta hartojë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-139 për shpronësimin e pronës së paluajtshme, ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 03/L-205,

2. Kërkesa e Grupit të deputetëve të Kuvendit për organizimin e një debati profesional-shkencor mes komisionit shtetëror për Demarkacion dhe grupit të njohësve profesionist për diskutim dhe ballafaqim faktesh për çështjen e Demarkacionit Kosovë-Mali i Zi.

 

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart