Shtetet e Ballkanit të marrin pjesë në takimet e BE-së edhe para anëtarësimit!


06/02/2018

Reuters shkruan se një numër i shteteve po kërkojnë që gjashtë shtetet e Ballkanit të marrin pjesë në samitin vjetor të liderëve të BE-së.

“Austria, Çekia, Estonia, Hungaria, Irlanda, Italia, Lituania, Letonia, Malta, Polonia, Sllovenia dhe Slloakia, duan që në samitin  vjetor të liderëve të BE-së të marrin pjesë edhe gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor”, thuhet në dokument, transmeton lajmi.net

Sipas këtij propozimi të këtyre vendeve që dorëzohet në Komisionin Evropian në fund të janarit, ministrat e vendeve të Balkanit do të marrin pjesë në takimet e BE-së për çështjet e mjedisit, shëndetit, trafikimit dhe politikës së jashtme.

Zyrtarëve të BE-së madje po u kërkohet që ta vizitojnë më shpesh Ballkanin Perëndimor.

Porn ë ditët e fundi shihet një optimizëm për vendet e Ballkanit, pasi kryesimin e BE-së e ka marrë Bullgaria që do të udhëheq me këtë institucion deri më 30 qershor.

Prioritet i Bullgarisë pritet të jetë integrimi i vendeve të Ballkanit në BE.

Nëse një gjë e tillë ndodhë dhe kërkesat e këtyre shteteve plotësohen, atëherë edhe Kosova do të mund të merrte pjesë në takimet e tilla të organizuara nga Bashkimi Evropian. 

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart