Shkupi vazhdon të injorojë shqiptarët në "Ditët e Nënës Terezë"


07/09/2016

Kjo edhe nuk habit shumë kur dihet se me sa entuziazëm maqedonasit po përpiqen madje edhe t’ia mohojnë origjinën shqiptare Gonxhe Bojaxhiut, gjë që dje e bëri edhe vetë kryetari i Akademisë së Shkencave të Maqedonisë.

Fakulteti Filozofik pranë Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi” në Shkup sot me akademi solemne do të përfshihet në manifestimin, ndërsa fjalim përshëndetës do të kenë Goran Ajdinski, dekan i Fakultetit Filozofik, Valentina Bozhinovska, drejtore e Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet religjioze dhe Jovan Pejkovski, udhëheqës i Institucionit për punë sociale dhe politikë sociale “Nëna Tereza” pranë Fakultetit Filozofik – Shkup.

Veç kësaj Bozhinovska dhe peshkopi i Shkupit dhe ekzarku apostull Kiro Stojanov do ta vizitojnë Shtëpinë e pleqve “Nëna Terezë”, ndërsa në organizim të EPSH Enti Gerontologjik “13 Nëntori” do të mbahet ligjëratë për rëndësinë e mjekësisë paliative. Entit gerontologjik do t’i ndahet monedhë argjendi me fytyrën e Nënës Terezë.

Në katedralen “Zemra e Shenjtë e Jezu Krishtit” në Shkup sonte në orën 18 do të mbahet meshë e shenjtë./GazetaExpress/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart