SHIK'un nuk mund ta hetojë Kuvendi i Kosovës - Gazeta Express

SHIK’un nuk mund ta hetojë Kuvendi i Kosovës

12/03/2015 22:38

Koci duke folur në emisionin “Zona e Debatit” në Klan Kosova ka theksuar se deputetët kanë të drejtë të krijojnë komisione hetimore vetëm për strukturat që i ka krijuar Kuvendi i Kosovës.

“Dyshoj se një komision parlamentar çka mundet të hetoj. Nëse SHIK-u është për tu hetuar atëherë këtë punë duhet me ja lënë Policisë dhe Prokurorisë”, ka thënë Koci.

Ndërkaq eksperti i çështjeve të sigurisë, Florian Qehaja ka theksuar se nuk ka mbet asgjë mbi bazën se për çfarë do të duhej të hetohej SHIK-u.

Analisti, Arben Ahmeti po ashtu ka thënë se nëse SHIK-u nuk ka asnjë dokument për ekzistimin e tij atëherë kjo është organizatë ilegale dhe Kuvendi nuk duhet të merret me të.