Serbia thotë se ‘Trepça’ është e saj, akuzon Kosovën për plaçkitje të pasurisë


04/10/2016

Ai ka shtuar se Prishtina me këmbëngulje po përpiqet të legalizojë, siç ka thënë, grabitjen e pasurisë serbe. 

“Nëse Prishtina vazhdon me përpjekjet për të plaçkitur pasurinë serbe, atëherë do të kemi situatë të komplikuar, e cila, ndoshta, dialogun e mëtejmë për normalizim do ta bëjë të pakuptimtë”, citon Tanjug të ketë thënë sot Drecun. 

Drecun ka thënë se problemi i “Trepçës” mund të zgjidhet vetëm në marrëveshje me Serbinë, sepse, sipas tij, Serbia është pronare legjitime e atij kompleksi minerar, ndërsa ka shtuar se shumica e pasurive minerare të këtij kompleksi gjendet në Serbi, transmeton koha.net.

“Se sa me papërgjegjësi Prishtina e udhëheq e pjesën e “Trepçës” në jug të Ibrit, tregon kërdia që mund të vërehet në kuadër të këtij kombinati”, ka thënë Drecun, duke shtuar se ajo po eviton bisedimet për pronën me Beogradin.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart