Selmanaj: Qëndrimi i LAA’së ndaj PAN’it, i palëkundur


11/07/2017

Këtë e thotë deputeti i LDK’së, Driton Selmanaj, që shton se ata si koalicion janë të palëkundur në qëndrimin e tyre, se aty ku është PDK, ata nuk shkojnë.

“Nuk ka asnjë bisedim me asnjë formacion politik ku PDK është aty, tash PAN”, ka thënë Selmanaj në Klan Kosova.

“Ne nuk e kishim ta qartë cila ishte adresa dhe forma që Haradinaj po bënte këtë ftesë. Atij nuk i është dhënë e drejta për ta formuar qeverinë. Ftesa e cila u diskutua pak por vendimi ishte i qartë dhe i palëkundur”, ka shtuar ai.

Ai më tej ka thënë se njerëzit e PDK-së, përmes Haradinajt po mundohen që ta bindin dikë që të kalojë në anën e tyre.

“Është një lojë politike e Haradinajt e cila vetëm do të konsumohet si mundësi”, ka thënë Selmanaj.

“Përgjigja e LAA ndaj PAN është e palëkundur, asnjë deputetë i vetëm nuk ka dilema”, ka shtuar ai.

“Nuk besoj qe ka deputet që do të votonte ndryshe. Nuk po vërehet kjo, por nëse dikush ndërron qëndrim i bartë pasojat personalisht”, ka vazhduar Selmanaj.

Ai ka thënë se personalisht është absolutisht kundër një bashkimi me PDK-në.

“Abuzimi me pushtetin dhe paranë publike – adresa e vetme është PDK”, ka thënë Selmanaj.

“Është e rrezikshme për vendin e lëre më për LDK-në shkuarja në koalicion me PDK”, është shprehur ai.

Ai ka thënë se për LDK-në është konsumuar çdo mundësi që me PDK të ketë partneritet.

“Ata bën thikë pas shpine kur e prishën marrëveshjen e koalicionit”, ka shtuar Selmanaj.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart