Selmanaj: LDK bindshëm e para në sondazhe, garë e ngushtë PDK-VV për vendin e dytë


23/04/2018

Selmanaj ka treguar në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se këto sondazhe tregojnë se LDK ka një dallim të madh me partinë e dytë – që, sipas këtyre anketave, është Partia Demokratike e Kosovës.

“Në bazë të dy sondazheve të rëndësishme që i kanë bërë organizatat ndërkombëtare, nuk do t’ia përmend emrin, LDK ka mbi 16-17 deputetë diferencë me partinë e dytë”, ka thënë Selmanaj.

“Është garë e ngushtë mes PDK’së e Vetëvendosjes, se cila del e dyta”, ka treguar Selmanaj, duke iu referuar sondazheve në fjalë.

Ai ka thënë se bëhet fjalë për sondazhe të besueshme, dhe se organizatat të cilat i kanë bërë ato janë dëshmuar në të kaluarën. /Express/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart