Selmanaj: Haradinaj drejt fundit në politikë, po provon maksimalisht të abuzojë


12/06/2018

Selmanaj ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se Haradinaj po e sheh “fundin e tij në politikë”.

Sipas Selmanajt, duke e kuptuar këtë, Haradinaj “po provon maksimalisht të abuzojë, sa të mundet”.

Selmanaj ka vlerësuar se Kosova s’ka pasur kryeministër më të dobët sesa Haradinaj, raporton Gazeta Express.

Deputeti i LDK’së ka thënë se edhe vetë Haradinaj ka pranuar se është i dobët, me deklaratat e tij publike.

Selmanaj ka kujtuar deklaratën e Haradinajt se s’është aq i aftë në negociata, prandaj edhe ka propozuar që presidenti Hashim Thaçi t’i udhëheqë bisedimet me Serbinë në Bruksel. /Express/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart