Sejdiu: Qeveria ka kontrabanduar Ligjin për "Trepçën"


08/10/2016

“Qeveria me këtë ligj na ka sjellë në situatë ku në secilin nen të këtij ligji sigurohet që privatizimi të bëhet heshturazi, “Trepça” të shthuret dhe të shitet njësi për njësi biznesore, pra të privatizohet”, ka shtuar Sjediu gjatë një konference për media.

Kuvendi i Kosovës brenda një seance maratonike që ka zgjatur më shumë se 10 orë ka miratuar në lexim të parë dhe të dytë Ligjin e “Trepçës” që e bën Qeverinë e Kosovës me 80 për qind dhe punëtorët me 20 për qind aksionarë të gjigantit ekonomik të Kosovës.

Në votim nuk morën pjesë deputetët serbë, ndërsa Lëvizja “Vetëvendosje” ka abstenuar. Ligji kaloi me mbështetjen e deputetëve të koalicionit qeverisës dhe të subjekteve obozitare AAK dhe “Nisma për Kosovën”.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart