Riformatimi i Qeverisë: LDK në kërkim të ministrave të rinj


12/07/2016

“Gjatë takimit, u bisedua edhe për procesin e riformatimit të kabinetit   qeveritar të Kosovës, me ç’rast ka dominuar mendimi se kabineti   qeveritar mund të fuzionohet dhe të fuqizohet me potenciale të reja,   të cilat do të fuqizonin edhe më tutje procesin e reformave që po  zhvillohen nga Qeveria e Kosovës”, thuhet në njofimin e LDK.

Në këtë njoftim po ashtu është treguar se gjatë takimit është biseduar edhe  për proceset aktuale në vend dhe për   orientimet e LDK-në në zhvillimin e mëtejmë të vendit.

Anëtarët e Kryesisë, biseduan për çështjen e shënjimit të kufirit   ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi. 

“Pas diskutimeve shterruese, anëtarët e Kryesisë së LDK-së, njëzëri u   pajtuan që duke u bazuar në punën e komisionit shtetëror, vlerësimin e   komisionit ndërkombëtar të krijuar nga ish-Presidentja Jahjaga, si dhe  qëndrimin e PresidentiAmerikan Barack Obama, të Departamentit të  

Shtetit të SHBA-ve dhe mesazheve të qarta të ndihmës sekretares  amerikane Victoria Nuland e personaliteteve të tjera evropiane, duhet   të vazhdohet me ratifikimin në Kuvend të kësaj marrëveshje, e cila do   t’i hap rrugë lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës në vendet e   BE-së dhe proceseve tjera integruese dhe zhvillimore. 

“Gjatë takimit, u bisedua edhe për procesin e riformatimit të kabinetit   qeveritar të Kosovës, me ç’rast ka dominuar mendimi se kabineti   qeveritar mund të fuzionohet dhe të fuqizohet me potenciale të reja,  të cilat do të fuqizonin edhe më tutje procesin e reformave që po   zhvillohen nga Qeveria e Kosovës”. 

Anëtarët Kryesisë së LDK-së u pajtuan që në mbledhjen e radhës të   vijnë me propozime konkrete në këtë drejtim, të cilat do të diskutohen   me partnerët e koalicionit me qëllim të fuqizimit të këtij procesi. 

Temë tjetër e takimit ishin edhe çështjet që lidhen me buxhetin e   Republikës së Kosovës dhe nevojën e adresimit të disa çështjeve të   rëndësishme në këtë drejtim.

 

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart