Vritet një person në Pejë - Gazeta Express

Vritet një person në Pejë

16/09/2018 22:34

Vrasja është kryer me armë zjarri, ndërsa viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ka bërë të ditur Policia e Kosovës, për Gazetën Express.

Rasti ka ndodhur rreth orës 22:00, afër Fabrikës së Bukës, në Pejë.

I vrari është i gjinisë mashkullore, ka treguar zyrtari për informim i Policisë së Pejës, Driton Rugova.

Ai ka bërë të ditur se Policia dhe Prokuroria kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Foto: kallxo.com