Ramadani i reagon Mustafës: FAK’u nuk ka kurrfarë lidhje me demarkacionin


13/07/2016

“Janë procese thellësisht të ndara dhe nuk kushtëzohen në asnjë mënyrë mes vete”, ka shkruar ai në “Facebook”,. 

Vonesat e shkaktuara në themelimin e Ushtrisë, sipas Ramadanit, janë krejtësisht të pakuptueshme. Ai thotë se njëjtë ka qenë në vitin 2013, pastaj 2014 dhe njëjtë tash.

Kurse për demarkacionin ai ka thënë se Qeveria e Kosovës e ka mbajtur në sirtar demarkacionin, duke e mbajtur peng.

“Sa për demarkacion, ky proces që dhjetë muaj është mbajtur peng. As nuk është rishikuar, as nuk është proceduar. Qeveria e ka mbajtur në sirtare demarkacionin, pra e ka mbajtur peng”, përfundon Burim Ramadani.

E pak me herët Isa Mustafa ka thënë se Demarkacioni është kusht edhe për formimin e FAK’ut

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart