Qeveria shqyrton të mërkurën Projektligjin për Demarkacionin


11/07/2016

Kjo madje është pika e dytë e mbledhjes së ardhshme të Qeverisë, e 100-a me radhë e këtij mandati, e cila do të mbahet të mërkurën e 13 korrikut. Para kësaj pike është vetëm ajo e hapjes së mbledhjes nga ana e të parit të ekzekutivit në vend, Isa Mustafa.

Në dokument agjendën e mbledhjes së ardhshme të Qeverisë, të cilën e ka siguruar Koha.net janë 14 pika gjithsej.

Qeveria e Kosovës që kishte thënë se do ta procedojë për miratim në Kuvendin e Kosovës marrëveshjen për demarkacionin para pushimeve të verës, ka vendosur që këtë ta bëjë vetëm pak kohë pas vizitës së Ndihmëssekretares amerikane të shtetit Victoria Nuland në Prishtinë.

Demarkacioni mes Kosovës dhe Malit të Zi është njëra prej marrëveshjeve të kontestuara nga opozita dhe disa deputetë të shumicës në Kuvendin e Kosovës. 

Opozita vazhdimisht ka bërë thirrje që kjo marrëveshje të rishikohet, derisa ka thënë se do të bëjnë krejt çka është e mundur për ta penguar ratifikimin e saj në Kuvend në mënyrën se si është nënshkruar nga Hashim Thaçi në cilësinë e ministrit të jashtëm dhe Skender Hysenit në cilësinë e ministrit të brendshëm të Kosovës, vitin e kaluar.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart