Qeveria s’do të ketë aksione në më shumë se 20 njësi të “Trepçës”


07/10/2016

Projektligji për këtë gjigant metalurgjik, që ka kaluar një ditë më parë në Qeveri, parasheh që pjesë e shoqërisë aksionare të jenë vetëm minierat e flotacionet. Në to synon 80 për qind të aksioneve. Por, jo edhe në të tjera njësi.

“Asetet e tjera të ndërmarrjes shoqërore “Trepça”, të cilat nuk transformohen me këtë ligj në “Trepça Sh.A.”, do të trajtohen sipas rekomandimeve të studimit të fizibilitetit”, thuhet në Projektligj. 

“Asetet jothelbësore dhe joprofitabile do të mbeten në menaxhim të AKP-së, për t’iu nënshtruar privatizimit ose likuidimit në përputhje me ligjin”. /KD/. 

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart