Putin dhe Erdogan takohen në gusht


17/07/2016

Agjencia Anadolu, duke i cituar burimet presidenciale, ka raportuar se takimi do të mbahet në javën e parë të gushtit, transmeton rel.

Sot Ankaraja dhe Moska kanë njoftuar se Putin më herët e kishte thirrë Erdoganin për të shprehur mbështetje pas përpjekjes vdekjeprurëse për puç në Turqi.

Në kumtesën e Zyrës së zotit Erdogan thuhet se Putin dhe Rusia qëndrojnë së bashku me “qeverinë e zgjedhur të Turqisë”.

Putin, po ashtu, ka diskutuar për sigurinë e turistëve rusë “nën kushtet aktuale të komplikuara” në Turqi, ka njoftuar Kremlini.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart