Puçi në Turqi, NY Times: Çfarë dihet dhe nuk dihet deri më tani!


16/07/2016

New York Times ka bërë një përmbledhje të asaj se çfarë dihet dhe çfarë jo për këtë ngjarje.

Çfarë ne dimë deri më tani!

-Presidenti turk Recep Tayipp Erdogan u rikthy në Stamboll herët gjatë së shtunës. Duke folur në aeroportin Ataturk të Stambollit, ai fajësoi pakicën brenda forcave ushtarake për puçin e krijuar dhe ata që janë përgjegjës tha se do të paguajnë një çmim shumë të lartë për tradhtinë në Turqi. Ai po ashtu tha se komplotistët kishin tentuar ta vrisnin atë ditën e së premtes me një bombë në qytetin turk mesdhetar  turistik të Marmaris.

-Mbështetësit e Erdogan iu përgjigjën thirrjes së tij për të dal në rrugët e Stambollit dhe që deri në mëngjesin e së shtunës të zgjidhet kjo çështje.

-Anadolu Agency tha se më shumë 1500 anëtarë të forcave të sigurisë janë arrestuar. Pamjet dhe videot tregojnë ushtarët që dorëzoheshin dhe civilët të ngjitur mbi tanke dhe flamujt tek valëzonin.

-Fethullah Gulen, një klerik mysliman që jeton në mërgim në Pensilvani, të cilin Erdogan ka akuzuar për komplot kundër tij, mohoi çdo rol në përpjekje për grusht shtet, duke thënë në një deklaratë dërguar me email që dënoi atë “në termat më të fortë.”

-Çfarë ne nuk dimë!

Nuk ishte e qartë se në çfarë mase forcat e puçit kishin arritur për të fituar kontrollin e objekteve të rëndësishme shtetërore dhe institucioneve.

Nuk ishte e qartë se kush ishte pas përpjekjes për grusht shtet, se sa ushtria turke e mbështeti atë, apo pse ajo ishte caktuar për tani.

Rrjedha e papritur e ngjarjeve lënë kontrollin e Erdogan në një pushtet të pasigurt. Vendi është rimëkëmbur nga një valë e ekstremizmit vdekjeprurës, qindra mijëra refugjatë nga lufta në Siri dhe një rebelim i rilindur kurd në juglindje të Turqisë, dhe Erdogan ka tjetërsuar shumë turq me sjelljen e tij gjithnjë e më autokratik.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart