Puçi i dështuar: Një përmbledhje e ngjarjeve kryesore


16/07/2016

Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, ka deklaruar se tentativa për grushtet ka përfunduar, duke e përshkruar atë si një njollë të zezë në demokracinë turke, dhe duke thënë se komplotistët do të përballen me drejtësinë që ata e meritojnë.

Më shumë se 160 persona kanë vdekur, 1,440 janë plagosur dhe rreth 2,800 ushtarë janë nën arrest, pas një natë gjatë të cilës një fraksion i ushtrisë u përpoqën të marrë pushtetin në Turqi.

Shpërthime dhe armë zjarri janë dëgjuar në Ankara, Stamboll dhe gjetiu, ndërsa ushtarët sulmuan mediat shtetërore përderisa puçi po ndodhte.

Presidenti Erdogan bëri një paraqitje dramatike televizive, nëpërmjet telefonit celular, duke u bërë thirrje mbështetësve të tij që të dalin në rrugë për të kundërshtuar kryengritjen.

Klerik mysliman në mërgim, Fethullah Gulen, mohoi se ai ishte pas puçit, pas akuzave nga Erdogani.

Diplomatët amerikanë në Turqi thonë se autoritetet kanë vendosur një bllokadë të sigurisë në bazën ajrore “Inçirlik”, në provincën jugore të Adanasë, e cila përdoret nga ShBA në luftën kundër militantëve në Siri.

Rreth 2,745 gjyqtarët gjithashtu janë larguar nga puna pas puçit, thonë mediat shtetërore

Duke i bërë jehonë politikanëve të tjerë nëpër botë, sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, tha se vendi i tij mbështet qeverinë turke./Gazeta Express/ 

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart