PSP: Pa Ligjin për dëshmitarët jemi të pafuqishëm për disa lëndë


04/10/2016

“Do ta përsërisim atë që në kontinuitet e themi, pa atë ligj (ligjin për dëshmitarët) mbetemi të pafuqishëm që të punojmë në disa lëndë të caktuara”, deklaroi prokurorja Lençe Ristovska.

Parlamenti i Maqedonisë me 52 vota kundër dhe 42 vota për i hodhi poshtë kërkesat e prokurores speciale publike, Katica Janeva që kishin të bëjnë me ndryshimet ligjore, lidhur me dëshmitarët e mbrojtur.

Kundër ligjit ishin deputetët e VMRO-DPMNE-së, funksionarë të së cilës, me në krye liderin partiak dhe ish-kryeministrin Nikolla Gruevski janë të akuzuar dhe nën hetime nga PSP-ja në më shumë lëndë për krime të ndryshme, si keqpërdorim i pushtetit, korrupsion, dhunë etj./GazetaExpress/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart