Projektligji për Trepçën kalon në lexim të parë


07/10/2016

94 deputetë të Kuvendit të Kosovës kanë marrë pjesë në votimin për miratim në lexim të parë të Projektligjit për Trepçën.

Prej tyre, 82 deputetë kanë votuar për e 12 të tjerë kanë abstenuar. Asnjë votë nuk ka qenë kundër.

Projektligji shkon në Komision për amanandamentim.

Leximi i dytë dhe miratimi në tërësi i Ligjit është paraparë për sonte.

Kryekuvendari Kadri Veseli tha se ngarkohen Komisionet që ta shqyrtojnë projektligjin dhe i njëjti të vije në një seancë të re sonte nga 20:30, për lexim të dytë.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart