Pritet konfiskimi i pasurive të paligjshme të anëtarëve të stafit politik dhe biznesmenëve (Video)


29/04/2014

Përfaqësuesit e institucioneve të drejtësisë në Kosovë përballen me presione dhe kërcënime të ndryshme për shkak të, siç thonë ata, luftës që janë duke bërë për konfiskimin e pasurive të paligjshme.

Koordinatori Kombëtar për Luftimin e Krimeve Ekonomike, Shqipdon Fazliu, në emisionin “Betimi për Drejtësi” ka thënë se për shkak të konfiskimeve të pasurive të paligjshme që pritet të bëhen tashmë veç se po përballen me presione dhe kërcënime.


Konfiskimi 1 by GazetaExpressTV

Për shkak të hetimeve që janë duke zhvilluar dhe konfiskimit që pritet të bëjnë ndaj zyrtarëve dhe personave të fuqishëm, prokurorët, policët madje edhe këshilltarët amerikan që janë në ekipën e Koordintorit Kombëtar për Luftimin e Krimeve Ekonomike janë duke u përballur me presione dhe kërcënime. 

Sipas koordinatorit Shqipdon Fazliu kërcënimet dhe presionet janë të natyrave të ndryshme dhe ato janë duke u ndjekur në rrugë ligjore.


Konfiskimi 2 by GazetaExpressTV

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart