​ Përplasen Isa Mustafa dhe Jakup Krasniqi për demarkacionin


14/07/2016

Krasniqi në një opinion të tij ka thënë se për këto veprime të Kryeministrit “Akademik” do të duhej të reagonte fuqishëm ASHAK-u, anëtar i se cilës është, por ata kanë zgjedhur heshtjen në vend që të reagonin me argumente shkencor, duke u vërë kështu në mbrojtje të tërësisë territoriale të vendit e të interesit kombëtar.

Por ndaj kësaj ka reguar shefi i Qeverisë i cili ka akuzuar Krasniqin se ka nënshkruar ligje që i njohin kufijtë që i ka përcaktuar Komisioni shtetëror.

“Në qoftë se Z Jakup Krasniqi, si Kryetar i Kuvendit të Kosovës, e ka nënshkruar pa vetëdije Ligjin Nr. 04/L-086 për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, më dt 13.12.2012, Ligjin Nr.93/L-041 për Kufijtë Administrativ të Komunave, dt 20 shkurt 2008 dhe Vendimin për miratimin e Planit Hapësinor të Republikës së Kosovës për periudhën 2011-2020, Nr 04-V-82, dt 16 qershor 2011 sepse të gjitha këto akte ligjore janë në kufijtë që i ka përcaktuar Komisioni shtetror në vitin 2015, të tregoj; Ose atëhere e ke pasur keq ose tani. Nëse ju keni vendosur atëherë gabimisht, tregoni, nuk është turp të pranohet gabimi. IM” ka shkruar Mustafa.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart