Përkrahësit e Erdoganit dalin në sheshet e Prishtinës (Video)


16/07/2016

Koha.net ka komunikuar me disa prej tyre, që pas rrebeshit të shiut ishin futur nën mbulojat e lokaleve në sheshin “Nënë Tereza”.

Arkan (35), që thoshte se është kosovar, por që shumë dekada i shpërngulur në Turqi, po qëndron në Kosovë në një vizitë turistike. Dhe pasi kishte parë pamjet se çka po ndodh në Turqi, spontanisht me të njohur të tij në Kosovë kishin vendosur të dilnin e të brohorisnin për Erdoganin dhe Turqinë.

“Unë nuk e dua një shtet që udhëhiqet nga ushtria. Erdogani është demokratik ngaqë ka fituar votat. Duam Turqi demokratike, siç është”, tha ai për Koha.net.

Kurse disa të tjerë, që nuk deshën të identifikoheshin por thanë se janë studentë në Kosovë, kanë thënë se përkrahin pushtetin e presidentin Recep Taip Erdogan dhe se janë kundër grusht shtetit.

Turqit në Prishtinë1 from Koha.net on Vimeo.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart