Përfundon mbledhja e LDK’së, këto janë temat që u diskutuan


12/07/2016

Ministri Arban Abrashi pas mbledhjes ka terguar për Express se është biseduar në lidhje me demarkacionin me Malin e Zi.

Ai po ashtu ka thënë se në këtë mbledhje është biseduar edhe për punën e ministrave dhe ndyshimeve që mund të bëhen në Qeveri .

Ai po ashtu tha se nuk kanë marrë kurrfarë vendimi, por që do të bisedohet prapë në ditët në vazhdim. 

“Nuk është marrë ndonjë vendim sot. Janë diskutuar disa tema. Ne kemi planifikuar që të mblidhemi shpejt. Kjo mund të ndodhë në javen e ardhshme”, ka thënë Abrashi.

Abrashi ka bërë të ditur se në LDK është diskutuar edhe për buxhetin dhe ndarjen e tij nëpër komuna.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se shtyrja e mbledhjes së Qeverisë, ku pritej të procedohej çështja e demarkacionit me Malin e Zi, nuk është bërë për shkak të mungesës së konsesusit brenda koalicionit qeveritar.

Pas përfundimit të mbledhjes, deputetët dhe anëtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës shfrytëzuan rastin që të relaksohen në kafenenë më të afërt, që gjendet pranë zyreve të kësaj partie./Gazeta Express/. 

load

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart