Pakica nuk e ndaloi mbështetjen e shqiptarëve për Nënë Terezën


05/09/2016

Pavarësisht
se kishte disa persona nga pakica që nuk u gëzuan më shenjtërimin
e Nënës Terezë, Famulltari i Kishës së Shën-Luçisë në Durrës, Gjergj Meta
në një prenocim për Gazetën Express ka shprehur “Mendoj se
mori mbështetjen e të gjithë shqiptarëve, por jo të të gjithë
shqipfolësve. Ishte një pakicë shqipfolësish që nuk ditën t’i
gëzohen një dite të tillë. Por ishin një pakicë. Që nuk ka të
bëjë as me mendimin ndryshe, por vetëm me aftësinë përbaltëse
që qarqe të caktuara kanë ndaj çdo figure që del sadopak në
pah. Por kjo nuk e ka prishur kurrsesi atmosferën e brendshme që u
përjetua. Duhet thënë se jo të gjithë e kuptojnë çfarë është
shenjtërimi, por ama të gjithë kuptojmë se përmendja e emrit të
Gonxhe Bojaxhiut, alias Nënë Tereza e Kalkutës, në nivel planetar
është një gjë e bukur edhe e mirë për ne.”

Famulltari
Meta tha se mesha e mbajtur në Vatikan nga Papa Françesku tregonte
një pjesmarrje të madhe shpirtërore.


meshë
mori pjesë
edhe kryetari i Bektashinjëve,
Baba Mondi.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart